Hej gjyshi,
Ndoshta ke kohe pa marr nje leter nga dikush... E di dhe jam e sigurt qe me sheh nga atje lart dhe je krenar per mua,pavarsisht se nuk me njohe kurr... E di gjyshi, do kisha dashur shume te te njihja ... Te gjithe te permendin kaq shume dhe te gjithe thon se ti ishe ai burri perfekt qe te gjithe do te donin ta kishin bashkshort,baba ,mik e me pas gjysh... Eshte e veshtir o gjyshi te duash te maresh ngrohtesi nga dikush qe fatkeqsisht nuk jeton... Te falenderoj qe i fale ekzistencen babit tim...Te falenderoj qe bere te lumtur nenen time...Falemiderit qe ti vet ekzistove.. Sa shume do doja te degjoja zerin tend,te pakten vetem nje here...Do doja te ndjeja perqafimin tend...Ledhatimet.... Te ka ndodhur ndonjehere te te marr malli per dike qe nuk e ke njohur kurr...Mua me duket sikur te kam njohur...Gjyshi vellai im mban emrin tend.... Ai te do aq shume sepse e thot emrin e tij me ze te lart e gjith krenari... Kan ndodhur shume gjera o gjyshi... Dhe ti nuk ke qene aty per te dhene mendimin tend...Diten kur nena u largua,erdhi atje lart tek ti, mendja me vajti tek ti...Ajo eshte afer teje dhe po jetoni te dy nje jete tjeter...Sa here shtrihem per te fjetur shoh yjet lart ne qiell dhe me duket sikur flas me ju te dy... Gjyshi, sikur te ishe gjalle dhe ne te te njihnim gjithcka do ishte me e bukur...Shokve nuk do u tregoja per nje gjysh i cili nuk ndodhet fizikisht,do u tregoja per dike qe rrite koklarte sado gjera te keqija te ndodhnin...Gjyshi,sado qe nuk e kam shprehur asnjehere edhe ty te dua...Fundja je gjyshi im,pavaresisht se nuk ekziston,ti je gjyshi im...Gjyshi me i mire ne bote ku cdo njeri do te donte ta kishte prane...TE DUA GJYSHI... TE DUA VERTET SHUME...
Mbesa qe ti nuk e njohe kurre,por qe kujdesesh nga larte ...
No comments:
Post a Comment