...
Jeta... Ajo eshte kaq e bukur... Per mua,tani eshte jeta me e bukur qe mund te ket nje njeri... Harrova dike dhe ditet me shi,dhe tashme dua dike tjeter... Ai eshte ndryshe...Une kur jam me te ,jam ndryshe.. Nuk e njoh veten time kur jam me te... Si mund te doj nje njeri kaq shume.... Mjafton te shoh syte e tij,nje nga gjerat qe me pelqen me shume ne portretin e tij.. Magjepsem e flururoj e lire ne qiell,mes endrrash,kur me tregon histori qe i ka lexuar neper libra..Mjafton vetem nje prekje,nga pafundesia e prekjeve te tua,qe te beje zemren time te rrah forte... Jemi shume prane njeri tjetrit...Na ndan nje distance prej milimetrash...Sonte ndodhesh diku large... Por do te kthehesh se shpejti, dhe me beso,kjo me mbane gjall... Mjafton nje buzeqeshje ne fytyren tende qe une te jem e lumtur...Vete ekzistenca jote me bene mua te lumtur... Ndonjehere them me vete se mos ndoshta kjo eshte nje enderr,e nese eshte e tille, me beso dua te fle pergjithmone....Kam bere kaq shume shkrime per dike qe nuk donte tja dinte per mua,per dike qe me la te vetme....Tani po shkruaj per ty...Po marr frymezim nga ty...Me duket e cuditeshme...Me pelqen aq shume kur fillon dhe qesh aq shume me shakate e mia te kota...E di per cfare jam penduar? Qe para se te largoheshe te thash se nuk do te me merrte malli per ty... Po te them dicka... Po cmendem nga ky fakt,nga fakti qe sje ketu me mua.... Rri si nje e cmendur perpara celularit dhe shoh vetem foton tone,here here e puth ate.... Zemra ime po rreh perseri kaq forte...Duart po me djersisin...E une po dridhem e tera...Gishtat e mi, me zore i kapin tastet e tastjeres... Goja ime ka deshire te thot vetem emrin tend... E di,kam rreth 4 dite qe nuk ushqehem ashtu sic duhet,keto fluturat ne bark nuk me lene te bej asgje... A eshte normale te kesh gjate gjithe kohes dike ne mendje? Sigurisht qe eshte... Une te kam ty.. Te pash ne enderr dje... Mes puthjesh e perqafimesh i thoshim njeri-tjetrit fjalen te dua.... Eh, eshte kaq bukur te jesh ne nje fare menyre e dashuruar... Me zi po prese qe te kthehesh..Te kalojme gjysmen e dites bashke perseri,pavarsisht se do te jete vetem 1 dite.... Dua kaq shume te shpurpuris ato floket e tua qe edhe pak do te arrijne qiellin... Dua kaq shume te te perqafoj dhe te te mos largoj kurr nga vetja... Eh,se ke iden sa dua te te puth,e mes puthjesh te te them sesa shume te dua... Por stepem… Kam frike,turp…Te gjitha emocionet jane mbledhur bashke e nuk me lene te lir te bej ate cka dua… Jam disi e qete per dicka… Kur folem dikur si miq,kur une ende skisha filluar te te doja, me the se nuk do me asnje vjaze,ajo qe doje dikur ka dale nga jeta jote… Jemi te njejte nga kjo pjese,edhe une e kam harruar ate tashme,dhe me beso nuk dua tja di se cfare bene apo me ke eshte…Mua me mjafton te te dua ty… Hej,po cmendem vertet…. Ne cdo cep te shoh ty… Ajri per mua tashme je ti… Je gjithcka per mua tani … Hahaha shiko sesa shume e zgjata… Gjithmone me thua se flas shume… Per ty nuk do te me dilnin as nje pafundesi faqesh,apo fjalesh… Nuk do te shkruaj me tani,nuk dua te ti lodh syte…E vetmja gje qe dua tani per tani,eshte te te kem ty deri ne pafundesi… Vetem te jemi bashke,e me pas I gjithe universi le te shkaterrohet…
No comments:
Post a Comment