Saturday, June 21, 2014
Malli
Eshte nje nate gjate... Ndjej dicka qe me ka zene fytin dhe nuk mundem te flas... Kam nje bashkim ndjenjash dhe kam shume dilema... Gjithcka ishte kaq ndryshe kur ne ishim gjate gjith kohes bashke...Ishte ndryshe kur ne ishim te dy dhe flisnim...Tani eshte ndryshe...Mua me merr gjate gjithe kohes malli dhe pyetja qe i bej vetes gjate gjith kohes eshte nese ty te ka marr malli per mua.. Cdo gje me kujton qenien tende...Cdo veprim i imi me kujton dicka qe kemi bere bashk..Ku dreqin je,pse sje prane meje...Eh,nuk e di ne e ke ndjer ndonjehere kte rrahjen e zemres keshtu vetem kur e kujton nje njeri...Ndonjehere te dhemb ndonjehere te bene te lumtur...Nuk e di ne e ke ndjere ndonjehere kete dridhje trupi,vetem kur permend emrin e dikujt...Nuk e di ne i ke ndjere ndonjehere keto fluturat ne stomak ndonjehere ste lejojne te besh asnje gje... Me ka marr malli..Dua te te degjoj zerin,dua te te perqafoj perseri,dua te te prek duart,dua te te shoh syte...Te dua ty tani...Te dua ty ne kto momente ketu me mua dhe nuk dua te largohesh me kurr...Jepi pra eja... Do te uleras,do te bertas si nje e marre dhe nuk do te pyes per askend...Do te bej gjithcka vetem ti te jesh ketu me mua...Te lutem pra,eja se une ty shume shume te dua....Cfare? Takohemi ne endrra? Me ler te fle pergjithmone atehere...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment