Hej i dashur ti,
U kthyem perseri ne te shkuaren pavaresisht se jemi ne te tashmen..Folem perseri si dy miq...Qeshem perseri me njeri tjetrin si dikur...Nuk ta bera pyetjen qe doja kaq shume te te beja... Pse u largove kur e dije qe do te ktheheshe perseri...Pse me le te vetme ne momentet qe kisha kaq shume nevoj per ty...Prite sa kjo ndjenje dashuri-urrejtje qe kam per ty te largohej per gjithmone....Dua te sigurohesh per dicka i dashur ti,nuk kam me asnje ndjenje per ty,dashuroj dike tjeter...Nuk jam fort e sigurt nese dhe ai me dashuron mua,por thjesht di qe ai e ben jeten time me te bukur...I dashur ti,nuk jam me e jotja,nuk kam qene ndonjehere pervecse ne endrra,por gjithsesi nuk jam me e jotja...Nese do qe te flasim,te qeshim,te bisedojme per gjera te ndryshme,dije qe nuk eshte me si me pare...Kjo zemra ime,e cila eshte ende e lenduar, eshte e merzitur me ty...Me duket nuk ka deshire te te shohi me,nuk ka deshire te te flasi me...I dashur ti,kthehu ne boten tende dhe mos eja me ketu,nuk ka me vend per ty...Meri te gjitha vajzat me te cilat u dashurove dhe krijo boten tende...I dashur ti,nuk te dua me...Madje nuk do te te therras me i dashur ti,do te te vendos nje emer tjeter,shpresoj qe deri atehere te mos me jete rikthyer ajo ndjenja ime per ty...Mirupafshim i dashur ti,do te flasim perseri,ksaj rradhe jo me ne enderr....
Une,ajo per te cilen ke pyetur njerezit,ajo me te cilen fole pak me pare,ajo qe ty zemren ta dha...
No comments:
Post a Comment