Shpresoj..Besoj...
Kujtimet... Me vjen ne mendje cdo moment qe kaluam bashk... Mbaj mend edhe momentin e par tonin ku ti ishe i pari qe preve floket e mi... Qe ateher lidhja jone ishte shume e vecante... Eshte e rralle te gjesh njerez si ti ne kete bote... Energjia jote nuk shuhet kurr, edhe pse tani nuk je shume mire... Nuk te mungon ai humori qe na ben te gjitheve te qeshim... Nuk te mungojne ato fjalet e mira qe te bejne te ndihesh ndryshe nga te tjeret... Dikur uleshim bashk bisedonim , nga fundi pak me veshtiresi, ne divanet e shtepis tende dhe kenaqeshim... Sot flasim me njeri- tjetrin ne nje tjeter vend... Ti je ulur ne karriken e spitalit e un ne nje cep te asaj dhome... Nuk kuptohesh shume mire, semundja po te shkaterron... Pse ty? ... Ti ke bere vetem te mira, pse zoti po ta ben ty kete gje? Nuk e kisha ndjer me perpara kete ndjenj por me te vetrtet qenka e temershme... Me dhemb ne shpirt njelloj sikur te ishe babai im... Un shpresoj e madje besoj se ti so behesh me mire... Do jesh perseri ashtu i fuqishem, duke qeshur si me pare... Duke me ngritur mua ne ajer dhe duke me then se une mundem te fluturoj e lire... Jam e sigurt qe do te ulemi perseri bashk ne te njejtin divan dhe do te flasim gjate... Te gjithe thone se ti kur te sherohesh do te mbash mend gjithcka, madje dhe do qeshesh me ato qe ke then... Por une perseri kam frik... Ti po thua te njejtat fjale qe thoshte dikur nena para se te ndalonte se mari fryme... Por une ende besoj, ende kam shprese se ti do te kthehesh perseri ne ate tryez, e do te jemi perseri bashk duke ngrene ate dreken dhe duke qeshur... Jam e sigurt se ti do ngrihesh nga ajo karrike spitali dhe do te vish drejt nesh , tashme pa asnje rrezik... Jam e sigurt se asgje nuk do te te lendoj me ty... E sic me thua ti gjithmon nese dikush te merzit une do jem aty per ty, mbase jo fizikisht por te jap fjalen se do te jem aty.... Te dua shume dhe shpresoj qe ti te me thuash perseri ato fjalet e bukura dhe te sinqerta por ama jo me ne karriken e spitalit...
No comments:
Post a Comment