Nena,
U bene kohe pa u pare.. Kohe pa degjuar fjalet e bukura dhe te sinqerta...Koh pa ndjere perqafimet e tua te ngrohta... Kohe pa te ndjere fizikisht ty... E di,madje e ndjej se ti je atje lart ne qiell duke me mbrojtur mua... Heren e fundit qe te pash,mbaj mend se me perqafove forte,sikur do te ishte me te vertete hera e fundit...Pse nuk na tregove se ndjeje se do largoheshe pergjithmone...Pse nuk na lejove te rrinim me ty...Pse nuk na lejove te ishim bashk deri ne momentin e fundit...Pse nuk na the lamtumire... Nena me ka marr malli vertete... Besoj se je takuar perseri me gjyshin te ciliin nuk e njoha kurre.. Thone se vllai i ngjan shume atij...Kjo do te thote se e kam njohur ate nepermjet vellait tim... Kam bere gabime,shume madje dhe besoj se ti i ke pare nga atje larte... Ndoshta ndonjehere edhe me ke shpetuar... Ta dish sesi ndihem...E vetmja gje qe me bene te ndihem mire eshte te shkruaj...Kurr nuk te kam derguar nje leter ty... A e di... Ai, burri i jetes se vajzes sate nuk ishte dhe aq mire... Tani fale zotit ai eshte si me pare,ndonjehere ndihet keq,por tashme eshte mire...Te falenderoj qe e shpetove... E vetmja gje qe dua te beje eshte qe te beje familjen time krenare per mua o nena... Nuk e di sa ja kam arritur deri tani,thjesht di qe kam ecur mire ne kete pike... Une jam mire,pak e lenduar,por do te me kaloj..E ke pare besoj qe kam dike qe i tregoj cdo gje...Jam e sigurt qe edhe ate do e mbrosh,ajo eshte shoqja ime,ti i doje shume shoqet e mija...Motra eshte shume mire... Ajo po mbaron gjimnazin tani,e ti nuk do te jesh aty kur ajo te hedh ne ajer kapelen e diplomimit...Nuk do jesh e ulur ne ate karrigen ku ulen familjaret dhe te ndihesh krenare per te.. Edhe ate e ka marr malli...Ajo e ndjen me shume,eshte rritur tek ti.... Nena,ajo u rrit shume shpejte.. Vajza jote u be gjyshe nena.... Vajza e saj ka lindur bebin me te bukur ne bote... Do te doja te ishe ketu e ta shihje sasa e mire eshte ajo..Do doja te ishe aty e te shihje sesi eshte vajza e vogel qe ti shihje dite per dite dikur,eshte ber mama tashme... Nena,mungove tek dasma e saj...Djali jot eshte shume mire...Ka filluar te te ngjaj shume...Ndonjeher me duket sikur te kam ty perball...Nena,vajzat e tij jane shume mire,madje njera nga ato eshte fejuar... Do te vij kete vere ne shqiperi te na prezantoje shokun e saj te jetes... Djali tjeter i joti,eshte mire... Jeton ne shtepine tende,e ka ruajtur ate oborrin ku rrinim dikur...E ndersa femijet e tij,ata luajn para portes se madhe....Ndersa djali tjeter,njekohesisht babi im...Ai eshte i perkryer nena,ka arritur te na siguroj ne me te miren,me te bukuren me te kendeshmen...Oborrin pra tere asaj ndertese,e beri sepse gjyshi,babai i tij e adhuronte kopshtin... E ate vendin e bukur mbrapa e beri sepse gjyshi do te rrinte aty me ore te tera dhe zore se do levizte nga ai vend... Djali i vajzes tende,eshte shume mire...Jeton larg nesh por edhe ai ka gjetur shoqen e jetes,pavaresisht se nuk ka ndermend te martohet tani per tani... Nena ,motra jote eshte shume mire... Ajo erdhi ne ate dasmen e bukur te mbeses sate,ne nje fare menyre te perfaqesoj edhe ty...Kam kohe pa e pare,jo se nuk dua ta shoh,por do perlotem nese e shoh... Jemi te gjithe mire,ne nje fare menyre jemi te lumtur...Vec ta shihje sesi na perqafonin shoqet e tua kur ne shkuam perseri ne lagjen ku ti jetoje,padyshim i ka marr malli per ty.... Nena kane ndodhur kaq shume gjera te bukura dhe te hidhura,por ti nuk ke qen aty,te pakten jo fizikisht... Besoj se je duke me pare sesi po qaj tani...Kisha kohe pa qar per nje njeri keshtu... Nena,ti je ne zemren e te gjitheve ne,mos mendo se te kemi harruar...Te dua shume,Une...
No comments:
Post a Comment