Monday, June 23, 2014

Per miken time :D

Pershendetje mikja ime,
Sot isha duke menduar per ty,per shoqerine tone... Ishim vetem 10 vjec diten qe u njohem,shume te vogla per te njohur boten... Ishte vetem nje ckemi,si quhesh, qe krijoje shoqerine tone.. Kaq shume kujtime..Kaq shume ngjarje... Kaq shume te qeshura...Kaq shume te qara... Teksa te shoh tani,teksa bene gjera te cuditshme,qesh...Ndihem kaq e lumtur dhe kaq me fat qe kam nje shoqe si ti..Ne te dyja,tani arrijme ta kuptojme njera tjetren dhe nga menyra sesi shkruajme...Kuptojme nese jemi te merzitura apo te lumtura... Ke qene aty ne disa nga momentet me te rendesishme te jetes sime,dhe ke qene ajo qe me ka mbeshtetur aq shume,ne cdo hap timin...Ne jemi ndryshe nga dyshet e tjera...Nuk mbaj mend te jemi zene ndonjehere qe kur kemi shpallur shoqerine tone te ngusht... Ndonjehere behesh kaq e heshtur...Mundohem te kuptoj dicka nga syte e tu,nuk mundem, eshte e veshtire te te kuptosh ndonjehere ty...Sado qe mundohesh ta fshehesh ndonjehere dukesh qe je e trishtuar, e une duke bere sikur nuk e kuptoj kete,mundohem te te beje per te qeshur...Nuk e di sa ja kam arritur... Ti je ndryshe nga te tjerat...Je nje person qe di pothuajse gjithcka per mua,cdo problem timin dhe me beso ,nuk e di ne do ti shperblej ndonjehere te gjitha oret qe ke shpenzuar per te me degjuar mua... Ti me kupton mua gjithmone,e kupton sesi ndihem e vetem me nje fjale me jep mundesine qe une te shprehem lirshem dhe pa frike... Une kam besim tek ty..Kam besim sepse e di qe nese te them dicka ti e mban aty,nuk e perhap ne te gjithe boten...Une e di qe nese une luftoj,ti do jeshe aty krah meje duke me ndihmuar... Te falenderoj vertete qe je pjese e jetes sime...Tashme ti ze nje pjese te madhe te zemres sime.. E di,madje jam e shume e sigurt , qe ne nuk do te na ndaj asgje dhe askush... Do te vij nje dite kur ne do te jemi me femijet tane ne duar duke kujtuar cdo gje,e me pas do te qeshim..Tani je duke qeshur,keshtu dua te te shoh gjate gjithe jetes,te qeshur... Duhet te vazhdosh te jesh keshtu,sepse me beso nese te gjithe do te ishin keshtu si ty,bota do te ishte me e mire ,shume me e mire... Falenderoj zotin dhe fatin,te cilet na bashkuan bashke... Jam nje njeri i cili nuk i shpreh ndjenjat e mia,por vertet ta them qe une te dua shume..Shoqeria jone eshte njelloj si ajo shprehja , e vetmja gje qe nuk na bene ne motra eshte qe nuk na ka lindur e njejta mama... Ma ke bere jeten time me te bukur,prandaj te falenderoj edhe per kete...Nuk do te me dilnin te gjitha letrat e botes qe te flisja per ty dhe per shoqerine tone... FALEMINDERIT qe ekziston dhe e bene gjithnje e me shume jeten time me te mrekullueshme dhe me magjike... Une do te jem ketu per ty ne cdo cast,duke te ndihmuar,duke te bere per te qeshur,duke te degjuar dhe sikur te flasesh me dite te tera,une do te ndodhem ketu per cdo gje qe do te kesh... Te dua shumeee <3
                                                                                                                         Une ,mikja jote :D

Sunday, June 22, 2014

Vajza jote e dashuruar...

E dashur mami,
Shume pak here te dergoje ndonje leter...Shume pak here te tregoj sesa shume te dua...Pak here te falenderoj per cdo gje qe ti ben per mua... Sot kisha vertete nevoj te flisja me dike... Ne pamundesi per te ti treguar vertete keto gjera vendosa te ti shkruaj.. Mamush,desha dike per rreth 4 vite dhe tashme nuk e dua me..U lendova vertet shume per cdo gje qe ai beri...Te kujtohen ditet kur mbyllesha ne dhome dhe aty filloja te qaja...Te thoja se isha e lodhur nga shkolla dhe nga ngarkesa e madhe qe kishte ajo,por jo , une isha e lenduar ma...Nuk e di ne e ke provuar ndonjehere te te thyet zemra ne momentin qe ti mendon se je e lumtur....Po vazhdoj te te tregoj...Une tashme , o ma, e kam harruar ate djalin...Nuk ndodh me asgje ne trupin tim kur shoh ate.... Mamush,dua dike tjeter... Kam perjetuar gjera te reja qe ne momentin qe e njoha ate... E shoh cdo dite ne enderr... E ke vene re se nuk ha te gjitha vaktet, me jan mldhur fluturat ne bark e ato nuk largohen...E ke vene re sesi me shkelqejne syte...Shkelqejne sepse ne mendje kam vetem ate,vetem fytyren e tij...E ke vene re sesa e ngrohte jam bere me njerzit tani...I dua te gjithe kaq shume,dhe kjo vetem fale tij... Ma,une kam ndryshuar...Nuk jam me ajo vajza e vogel e cila nuk e dinte sec kishte jasht ketyre mureve te shtepise....Ma,une i kuptoj te gjitha tani...Jam ne ate mosh ku une mund te "dashuroj"... Ma, e dua...E dua ate... Sa kishe pa me pare kaq te lumtur?... Ai me ben mua te lumur...Ma jam me ne fund e lumtur...Ma,e dua vertet ate...Ndoshta nuk je mesuar te te nis keshtu letrash,por vertete doja te te flisja per te...Doja te te prezantoja ty njeirun e duhur...Ai qe me ploteson mua...Ai qe me riktheu ne jete...
Po e mbyll tani mamush...Shpresoj te jesh e lumtur qe edhe une jam e lumtur... Te dua shume :D
Vajza jote e dashuruar :D

Saturday, June 21, 2014

Malli

Eshte nje nate gjate... Ndjej dicka qe me ka zene fytin dhe nuk mundem te flas... Kam nje bashkim ndjenjash dhe kam shume dilema... Gjithcka ishte kaq ndryshe kur ne ishim gjate gjith kohes bashke...Ishte ndryshe kur ne ishim te dy dhe flisnim...Tani eshte ndryshe...Mua me merr gjate gjithe kohes malli dhe pyetja qe i bej vetes gjate gjith kohes eshte nese ty te ka marr malli per mua.. Cdo gje me kujton qenien tende...Cdo veprim i imi me kujton dicka qe kemi bere bashk..Ku dreqin je,pse sje prane meje...Eh,nuk e di ne e ke ndjer ndonjehere kte rrahjen e zemres keshtu vetem kur e kujton nje njeri...Ndonjehere te dhemb ndonjehere te bene te lumtur...Nuk e di ne e ke ndjere ndonjehere kete dridhje trupi,vetem kur permend emrin e dikujt...Nuk e di ne i ke ndjere ndonjehere keto fluturat ne stomak ndonjehere ste lejojne te besh asnje gje... Me ka marr malli..Dua te te degjoj zerin,dua te te perqafoj perseri,dua te te prek duart,dua te te shoh syte...Te dua ty tani...Te dua ty ne kto momente ketu me mua dhe nuk dua te largohesh me kurr...Jepi pra eja... Do te uleras,do te bertas si nje e marre dhe nuk do te pyes per askend...Do te bej gjithcka vetem ti te jesh ketu me mua...Te lutem pra,eja se une ty shume shume te dua....Cfare? Takohemi ne endrra? Me ler te fle pergjithmone atehere...

Friday, June 20, 2014

Me ne fund e lumtur...

Nje dite e re... Pa ty ketu prane meje...Nuk eshte faji jot, nuk eshte faji jone qe ne nuk jemi prane ... Sapo hapa syte ne mengjes,putha perseri foton tone dhe ashtu e pergjumur ,mundohesha te kujtoja endrren e bukur qe pash... Isha me ty,prane njeri tjetrit,mes perqafimesh bisedonim si te ishim vertete te rritur,sikur vertet kishim arritur te gjenim dashurine qe kerkonim pas 100 vitesh kerkim... Mbasi u mundova aq shume te kujtoja endrren, u ngrita nga krevati.... Ndihesha ndryshe,ndihesha si te isha nje tjeter njeri... I perqafova te gjithe... Ndihesha kaq e lumtur... Lumturia mu shtua me shume kur ti me dergove nje mesazh ku me thoje se edhe une do te te mungoja ne keto dite qe do te ishim large njeri tjetrit.... Ti arrite te me plotesoje mua... Arrite ta ngjisesh ate zemren e thyer dhe me bere qe te mos mendoj me per nje njeri qe nuk ka ndjenja... Do te thuash ti se perse e permend ne cdo shkrim qe po bej per ty dike qe te theu zemren... E permend sepse sidoqoft ishte e shkuara ime dhe dua qe tja kujtoj sa me shume vetes se kush ishte ai qe me lendoj dhe kush ishte ai qe me lumturoj.. Mendoj se jam kaq e dashurar me ty sa ne cdo cep,ne cdo centimeter,ne cdo vend , me shfaqet pamja jote... Nuk jam duke u cmendur,me beso,nuk cmendem lehte... Kam ruajtur dicka tenden... E bera tatuazh ne zemren time emrin tend,dhe do jete shume e veshtir ta heq qe aty... Nuk dua te largohem me nga ti... Me duket sikur jam e mbrojtur prane teje,sikur asgje nuk do te meund te me rrezoi mua poshte... Me duket sikur ti je pjese e imja...Sikur je vetem i imi...Jan hapur kaq shume fjale se ti je i dashuruar me dike tjeter...Nuk i besoj ata,nuk besoj asnje nga keto fjale... Ma the vete se ti nuk doje asnje njeri,per momentin,por ku i dihet ndoshta dashuroheshe keto dite me dike.... E pranoj,kam frike...Kam frike se mos te humbas ne momentin me te bukur te jetes sime...Tashme ti je mbret i botes sime..Nuk dua qe kjo gje te ndryshoje...Dua te jesh pergjithmon ti mbreti i botes sime... Dua te jesh pergjithmone me mua... Dua qe ti te jesh i imi... Une jam qe tani e jotja,pavaresisht se ti nuk e di kete... Te dua... Vertete,te dua...

Sunday, June 15, 2014

...

Jeta... Ajo eshte kaq e bukur... Per mua,tani eshte jeta me e bukur qe mund te ket nje njeri... Harrova dike dhe ditet me shi,dhe tashme dua dike tjeter... Ai eshte ndryshe...Une kur jam me te ,jam ndryshe.. Nuk e njoh veten time kur jam me te... Si mund te doj nje njeri kaq shume.... Mjafton te shoh syte e tij,nje nga gjerat qe me pelqen me shume ne portretin e tij.. Magjepsem e flururoj e lire ne qiell,mes endrrash,kur me tregon histori qe i ka lexuar neper libra..Mjafton vetem nje prekje,nga pafundesia e prekjeve te tua,qe te beje zemren time te rrah forte... Jemi shume prane njeri tjetrit...Na ndan nje distance prej milimetrash...Sonte ndodhesh diku large... Por do te kthehesh se shpejti, dhe me beso,kjo me mbane gjall... Mjafton nje buzeqeshje ne fytyren tende qe une te jem e lumtur...Vete ekzistenca jote me bene mua te lumtur... Ndonjehere them me vete se mos ndoshta kjo eshte nje enderr,e nese eshte e tille, me beso dua te fle pergjithmone....Kam bere kaq shume shkrime per dike qe nuk donte tja dinte per mua,per dike qe me la te vetme....Tani po shkruaj per ty...Po marr frymezim nga ty...Me duket e cuditeshme...Me pelqen aq shume kur fillon dhe qesh aq shume me shakate e mia te kota...E di per cfare jam penduar? Qe para se te largoheshe te thash se nuk do te me merrte malli per ty... Po te them dicka... Po cmendem nga ky fakt,nga fakti qe sje ketu me mua.... Rri si nje e cmendur perpara celularit dhe shoh vetem foton tone,here here e puth ate.... Zemra ime po rreh perseri kaq forte...Duart po me djersisin...E une po dridhem e tera...Gishtat e mi, me zore i kapin tastet e tastjeres... Goja ime ka deshire te thot vetem emrin tend... E di,kam rreth 4 dite qe nuk ushqehem ashtu sic duhet,keto fluturat ne bark nuk me lene te bej asgje... A eshte normale te kesh gjate gjithe kohes dike ne mendje? Sigurisht qe eshte... Une te kam ty.. Te pash ne enderr dje... Mes puthjesh e perqafimesh i thoshim njeri-tjetrit fjalen te dua.... Eh, eshte kaq bukur te jesh ne nje fare menyre e dashuruar... Me zi po prese qe te kthehesh..Te kalojme gjysmen e dites bashke perseri,pavarsisht se do te jete vetem 1 dite.... Dua kaq shume te shpurpuris ato floket e tua qe edhe pak do te arrijne qiellin... Dua kaq shume te te perqafoj dhe te te mos largoj kurr nga vetja... Eh,se ke iden sa dua te te puth,e mes puthjesh te te them sesa shume te dua... Por stepem… Kam frike,turp…Te gjitha emocionet jane mbledhur bashke e nuk me lene te lir te bej ate cka dua… Jam disi e qete per dicka… Kur folem dikur si miq,kur une ende skisha filluar te te doja, me the se nuk do me asnje vjaze,ajo qe doje dikur ka dale nga jeta jote… Jemi te njejte nga kjo pjese,edhe une e kam harruar ate tashme,dhe me beso nuk dua tja di se cfare bene apo me ke eshte…Mua me mjafton te te dua ty… Hej,po cmendem vertet…. Ne cdo cep te shoh ty… Ajri per mua tashme je ti… Je gjithcka per mua tani … Hahaha shiko sesa shume e zgjata… Gjithmone me thua se flas shume… Per ty nuk do te me dilnin as nje pafundesi faqesh,apo fjalesh… Nuk do te shkruaj me tani,nuk dua te ti lodh syte…E vetmja gje qe dua tani per tani,eshte te te kem ty deri ne pafundesi… Vetem te jemi bashke,e me pas I gjithe universi le te shkaterrohet…

Wednesday, June 11, 2014

Vrasesja...

Po e vrava. Cfare do ndodhi tani? Do te me dergoni ne polici dhe me pas te me fusni ne burg..Ai e meritonte. Ai duhej te largohej nga kjo bote. Po,po e pranoj e vrava une. Me lendoj zemren. Si? A e di ti more sesa dhemb zemra e lenduar. Po,isha e cmendur ne ato caste.E putha per here te fundit dhe me pas e vrava... Po, plumbi i deportoj mu ne zemer. Pse e bera? E bera sepse kisha deshire ta vrisja,ndoshta ateher me donte..Po pra e vrava sepse nuk me donte... A mund te vritet dikush se nuk te do? Sigurisht,pasi ai me torturoi mua...Me besoni ai e meritonte...

Per Gjyshin qe nuk e njoha kurre...

Hej gjyshi,
Ndoshta ke kohe pa marr nje leter nga dikush... E di dhe jam e sigurt qe me sheh nga atje lart dhe je krenar per mua,pavarsisht se nuk me njohe kurr... E di gjyshi, do kisha dashur shume te te njihja ... Te gjithe te permendin kaq shume dhe te gjithe thon se ti ishe ai burri perfekt qe te gjithe do te donin ta kishin bashkshort,baba ,mik e me pas gjysh... Eshte e veshtir o gjyshi te duash te maresh ngrohtesi nga dikush qe fatkeqsisht nuk jeton... Te falenderoj qe i fale ekzistencen babit tim...Te falenderoj qe bere te lumtur nenen time...Falemiderit qe ti vet ekzistove.. Sa shume do doja te degjoja zerin tend,te pakten vetem nje here...Do doja te ndjeja perqafimin tend...Ledhatimet.... Te ka ndodhur ndonjehere te te marr malli per dike qe nuk e ke njohur kurr...Mua me duket sikur te kam njohur...Gjyshi vellai im mban emrin tend.... Ai te do aq shume sepse e thot emrin e tij me ze te lart e gjith krenari... Kan ndodhur shume gjera o gjyshi... Dhe ti nuk ke qene aty per te dhene mendimin tend...Diten kur nena u largua,erdhi atje lart tek ti, mendja me vajti tek ti...Ajo eshte afer teje dhe po jetoni te dy nje jete tjeter...Sa here shtrihem per te fjetur shoh yjet lart ne qiell dhe me duket sikur flas me ju te dy... Gjyshi, sikur te ishe gjalle dhe ne te te njihnim gjithcka do ishte me e bukur...Shokve nuk do u tregoja per nje gjysh i cili nuk ndodhet fizikisht,do u tregoja per dike qe rrite koklarte sado gjera te keqija te ndodhnin...Gjyshi,sado qe nuk e kam shprehur asnjehere edhe ty te dua...Fundja je gjyshi im,pavaresisht se nuk ekziston,ti je gjyshi im...Gjyshi me i mire ne bote ku cdo njeri do te donte ta kishte prane...TE DUA GJYSHI... TE DUA VERTET SHUME...

                                                                                                       Mbesa qe ti nuk e njohe kurre,por qe kujdesesh nga larte ...