Monday, March 31, 2014

Kam shkruar per te gjithe..Per ate skam shkruajtur asnjehere... Ajo nuk eshte si gjith vajzat e tjera..Di ceshte e mira e ceshte e keqja...Mendon kaq shume deri sa koka e saj lodhet,dhe kjo vetem per te rregulluar ato "te vogla gabime" qe per mua nuk jane fare te atilla...Nuk ben miq qe sa i sheh...Do kohe qe ta njohesh se kush eshte ajo..Do kohe qe te futesh ne zemren e saj...Dhe pse do kohe nuk lodhesh...Perkundrazi ta bene udhetimin drejt zemres se saj shume te bukur..Eshte nje vajze e qete e cila kur eshte e merzitur nuk e shpreh me fjale ama mund te lexosh gjithcka tek syte e saj..Eshte e qeshur gjate gjithe kohes dhe nuk e dallon dot kur ajo eshte e trishtuar...Ajo i do njerzit qe i rrine pran...I do madje i do shume...I urren ata njerez qe jane te shthurur,hipokrit,etj.. Ajo ka parime dhe ato i zbaton cdo dite..Mendon per te ardhmen e saj ndonese edhe kete gje nuk e shpreh shume...Ajo eshte nje vajz e cila humbet ne boten e librave...Ajo eshte personazhi kryesor i librit te jetes se saj...Eshte fat te kesh nje shoqe si ajo...Eshte nje mrekulli te kalosh tere diten duke folur me te pavarsisht se te tera gjerat per te thene kane mbaruar ti nuk resht se foluri...Nuk e di ke duhet te falenderoi qe me dha nje shoqe te till...Te falenderoj ZOTIN apo FATIN....Te falenderoj mendjen dhe kembet e mia qe me cuan ne ate shkolle ku une e njoha ate...Do falenderoi gjithe boten nese mundem do falenderoi dhe pafundesin....Une jam nje njeri qe nuk para i shpreh ndjenjat e mia...Nuk jam nga ato...Por sot e ndjeva vertet...Ka qene gjithmone aty per mua...Nuk reshti asnje sekonde duke me dhene kurajo per gjithcka bej...Merzitet kur une jam e merzitur...Lumturohet kur une lumturohem...Qesh pafund kur une qesh pafund...Dhe kjo ndodh vetem sepse ne cdo gje e kalojme bashk...Por se fundmi dua te te falenderoj ty SHOQJA ime ....Ah me fal, nuk mund te te quaj thjesht shoqe, por me plot goje e them...Te falenderoj ty motra ime ndonese nuk kemi te njejtin gjak,qe je prane meje sa here une kam nevoj...Jam e sigurt qe ti do jesh gjithmone aty per mua dhe padyshim qe edhe une edhe sikur te me duhet te thyej malin Everest,te thaj oqeanet e medha,te bej shkretetiren xhungel, une do ta beja, per ty tashme do te beja gjithcka...Ndoshta nuk e pret nje shkrim te till..Je mesuar te lexosh vetem shkrime per ATE...Jo,sonte shkruajta per ty sepse ti vertet e meriton...Ti e di qe une jam e mire ne te shkruar,dhe me fal qe nuk ta kam then se sa shume te dua por sic e thash dhe me lart rrall here e shpreh...Edhe njehere faleminderit mikja ime....                                                                                                                      
                                                                                                                     Nga shoqja jote..Une ...

No comments:

Post a Comment