Wednesday, February 19, 2014

Mbret jo ne boten e tij...

Ti je vetem nje person i vogel ne kete bote kaq te madhe, ama je mbreti i botes sime...Ndersa une, edhe pse bota eshte e imja, une jam skllave...Nuk jam dot mbreteresha...Ti e pushtove boten time...E vdiqe ate, e ringjalle dhe me pas e vdiqe perseri...Kurora tu vu ne koke nga une....Ndersa ti sapo arrite qellimin tend, te beheshe mbret, me burgose...Me le pa fjale, mua qe vetem flas...Me le pa sy,mua qe dua te shoh cdo gje...Me le pa vesh, mua qe dua te degjoj zerin tend te embel...Me le pa nuhatje,mua qe dua te nuhas aromen e jetes...Me le pa frymezim,mua qe dua vetem te shkruaj per ty...Me le pa kembe, mua qe mezi prisja te vija tek ti...Dhe se fundmi me le pa zemer,mua qe dashuroj pafund....Ti nga nje mbret fisnik u ktheve ne nje vrases...E permbyte boten time...E tani aty gjithcka eshte prishur...Te gjithe vdiqen...Edhe ti vdiqe...Ama do te kujtohesh gjithmone ne historine e ksaj bote...Une tani,si skllave e kthyer ne te gjitha profesjonet sepse kam mbetur vetem ne kete bote, po mundohem ta ringjall ate...Jo ty qe vdiqe por boten time...

No comments:

Post a Comment